KRYEFAQJA » LAJME » Gabriel në Prishtinë: Pa njohjen e Kosovës Serbia nuk anëtarësohet në BE

Gabriel në Prishtinë: Pa njohjen e Kosovës Serbia nuk anëtarësohet në BE

Ministri i Jashtem i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, tha se Serbia duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Ai i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në fillim të vizitës dyditëshe në Kosovë.
Ministri Gabriel qëndroi në Prishtinë pas vizitës në Beograd ku ka transmetuar qëndrimet e vendit të tij për proceset integruese për Ballkanin Perëndimor. Ai tha se Gjermania do të ndihmojë Kosovën në përpjekjet për të siguruar njohjen e pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Kosova është e gatshme për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Ministri Gabriel u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të bëjnë me shumë në zbatimin e sundimit të ligjit dhe në fushën e reformave ndërsa bëri thirrje që të përmbushen detyrimet ndërkombëtare dhe zgjidhen çështjet e hapura me fqinjët, përfshirë edhe marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi në mënyrë që qytetarët të udhëtojnë pa viza.
Mos ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi që është kusht për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe së fundmi është përmendur edhe në strategjinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian, e cila Kosovën e përmend në kuadër të problemeve të pazgjidhura përfshirë edhe arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Sicred