KRYEFAQJA » LAJME » Bota » G 20 : “Formësimi i një botë të ndërlidhur”
G 20 : “Formësimi i një botë të ndërlidhur”

G 20 : “Formësimi i një botë të ndërlidhur”

Udhëheqësve të 20 vëndeve më të zhvilluara në Hamburg iu bashkuan sot krerët e Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe OKB-së në samitin e zgjeruar, temat e diskutimeve te te cilit perputhen me moton e kryesise gjermane: “Formësimi i një botë të ndërlidhur”. Qellimi eshte perparimi ne agjenden 2030 per zhvillimin e qendrueshem dhe marreveshjen e Parisit per klimen. Dy nga sesionet e samitit iu kushtuan temave si partneriteti me Afriken, emigracioni, punesimi dhe digjitalizimi. Ne bisedimet politike te se premtes, udheheqësit e 20 shteteve pjesemarrese rane dakord te rritin perpjekjet ne luften kunder terrorizmit, permes bashkepunimit mes tyre. Ky bashkëpunim do të përqendrohet në luftimin e financimit, rekrutimit dhe burimeve ideologjike të terrorizmit. Në deklaratën e përbashkët të publikuar pas takimit, liderët e G 20-ës zotohen se nuk do te lene hapësira të sigurta për financimin e terrorizmit kudo në botë. Nderkaq, takimet dy apo tri paleshe jane shfrytezuar per zgjidhjen e çeshtjeve me interes te perbashket mes shteteve. Shumë aktiv ne samit ka qene presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministrja britanike Tereza Mei, e cila ka kerkuar neper takime te arrihej marreveshje tregtare te favorshme me disa shtete, pasi Britania te dale nga BE-ja.

Sicred