KRYEFAQJA » LAJME » Futen në sistemin e kullimit të gjitha tokat në Divjakë

Futen në sistemin e kullimit të gjitha tokat në Divjakë

Brenda qershorit, të gjitha tokat bujqësore nën administrimin e bashkisë Divjakë, futen në sistemin e kullimit.

Për herë të parë pas ndërrimit të sistemit, fermerët e Divjakës do kenë të sigurta mbjelljet e tyre. Rehabilitimi i gjithë sistemit kullues, minimuzon rrezikun e përmbytjeve. Por veç këtij qëllimi parësor, këto projekte që favorizojnë bujqësinë, janë shoqëruar edhe me rehabilitimin e zonave rreth kanaleve, duke i kthyer në shërbim të qytetarëve.

Pastrimi i kanaleve kulluese, ka zvogëluar edhe ndotjen e ujërave, të cilat nga zona e Tërbufit, derdhen në rezervuarin e Bicukasit dhe më pas në detin Adriatik.

Sicred