KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Futbollisti nga Bahreini kërkon të mos kthehet në vendin e tij

Futbollisti nga Bahreini kërkon të mos kthehet në vendin e tij

Futbollisti nga Bahreini Hakiim Al-Araibi i ka kërkuar një gjykate në Bangkok, të mos e ekstradojë në vendin e tij të lindjes. Al-Araibi i cili ka luajtur në Australi pasi arriti të merrte azil atje, u arrestua nëntorin e shkuar në Tajlandë pasi kishte shkuar atje me të shoqen për të kaluar muajin e mjaltit. Al-Araibi është i kërkuar në Bahrein, ku është dënuar në mungesë me 10 vite bord për vandalizimin e një stacioni policor. Futbollisti thotë se është i pafajshëm dhe se ka qenë torturuar në Bahrein për shkak të bindjeve të tij politike opozitare. Ndërkohë, gjykata e Bankgokut vendosi që të zgjaste ndalimin e tij me 60 ditë kohë, gjatë së cilës ai mund të paraqesë kundërsthi ndaj kërkesës për ekstradim. Ndërkohë, diplomatë australianë dhe përfaqësues të FIFAS dhe organizatave joqeveritare kanë kërkuar që të ndalohet ekstradimi i futbollistit dhe që ai të kthehet në Australi, aty ku kishte qëndruar prej më shumë se katër vitesh pasi ishte larguar nga Bahreini.

Sicred