KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Futbollistët e vegjël të bllokuar, Infantino: FIFA do të ishte e nderuar t’i ftonte në finalen e botërorit 2018!
Futbollistët e vegjël të bllokuar, Infantino: FIFA do të ishte e nderuar t'i ftonte në finalen e botërorit 2018!

Futbollistët e vegjël të bllokuar, Infantino: FIFA do të ishte e nderuar t’i ftonte në finalen e botërorit 2018!

Të gjithë futbollistët e vegjël dhe trajneri i tyre që kanë mbetur të bllokuar në një shpellë në veri të Tailandës, janë të ftuar të marrin pjesë në finalen e botërorit rus. Ky është premtimi që ka bërë presidenti i FIFA-s Xhani Infantino. “Nëse, ashtu si të gjithë shpresojmë, skuadra e Wild Boars do të ribashkohet me familjet e tyre në ditët e ardhshme, e shëndeti i tyre do t’i lejojë të udhëtojnë, FIFA do të ishte e nderuar t’i ftonte në finalen e botërorit 2018, si të ftuarit e saj” – ka shkruar Infantino në një letër drejtuar presidentit të shoqatës së futbollit të Tajlandës.
Për fatin e fëmijëve të bllokuar në shpellë janë të interesuar edhe shumë futbollistë në botë. “Shpresoj të dalin shëndoshë e mirë” – ka deklaruar mbrojtësi i Anglisë, John Stones. Skuadra janopeze ka postuar në tuiter një video duke i ftuar fëmijët që të qëndrojnë të fortë. Ndërsa legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo e ka quajtur situatën e tyre të tmerrshme. “Bota e futbollit shpreson që dikush të gjejë mënyrën për t’i nxjerrë jashtë këta fëmijë” – ka thënë ai. 12 fëmijët dhe trajneri i tyre kanë mbetur të bllokuar në shpellë që nga 23 qershori.

Sicred