KRYEFAQJA » LAJME » Futbolli, një mënyrë për të rënë nga pesha

Futbolli, një mënyrë për të rënë nga pesha

Edhe pse vëmendja është përqëndruar në ndeshjet e klubeve të mëdha të futbollit evropian apo edhe në ethet që kanë përfshirë ekipet kombëtare në prag të botërorit “Rusi 2018”, ka edhe futbollistë të cilët luajnë, djersijnë dhe kërkojnë të shënojnë gola për të humbur në peshë. Bëhet fjalë për turneun “Peso de Fútbol”, një kampionat që zhvillohet në qytetin verior të Meksikës në Monterrey, ku përveç shpërblimit që marrin fituesit, lojtarët janë të motivuar për të humbur në peshë. Meksika përballet me një realitet të ashpër por edhe të dhimbshëm, siç është mbipesha. Ajo renditet e dyta në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës për numrin e madh të obezëve. Ideja e këtij turneu ka tërhequr jo vetëm meshkujt por edhe femrat. E numri i skuadrave pjesëmarrëse ka ardhur në rritje nga 14 që ishin në turneun e parë. Tani ai organizohet si një Kupë Bote, që fillon në 14 qershor. Përpara se të regjistrohen, pjesëmarrësit shkojnë të një dietolog, i cili iu jep atyre menynë e përcaktuar që do të ndiqet gjatë gjithë javës. E kështu gradualisht të gjithë fillojnë të bien nga pesha. Duke parë rezultatet pozitive. organizatorët e turneut ndërmorën inisiativën për të sjellë edhe femra dhe fëmijë obezë, duke krijuar skuadra me to. Që në turneun e parë erdhën 50 gra. Duke parë dëshirën që ka Meksika për futbollin, numri i atyre që duan të luajnë futboll dhe të luftojnë obezitetin sa vjen dhe rritet. Të mos harrojmë se meksika është një vend ku çdo gjë ndalon, paralizohet jeta e përditshme, kur kombëtarja e tyre luan në një kupë bote.

Sicred