KRYEFAQJA » LAJME » Futbolli, loja e vjetër gazmore
Futbolli, loja e vjetër, gazmore

Futbolli, loja e vjetër gazmore

Thuhet shpesh se diferenca midis madhështisë dhe marrëzisë është shpesh një vijë mjaft e hollë, shpesh e padukshme. Një gjë e tillë padyshim vërehet edhe në atë që është loja më popullore në botë, futbollin. Në përpjekje për të bërë diçka më tepër sesa thjesht një pasim, thjesht një goditje, janë të shumtë sportistët që kanë dhuruar jo pak herë situata qesharake. Qoftë një finte e dështuar, një llogaritje e gabuar e hapave, një huq apo një goditje e dheut të fushës apo rrëshkitje për shkak të terrenit të lagësht, vetëm kaq ka mjaftuar për dhuruar episode qesharake. Madje shpeshherë përpara një publiku jo dhe aq të vogël nëpër stadiume, pa llogaritur atë që shikon nëpërmjet TV-ve. Jo më kot futbollin e kanë quajtur edhe “The Old Funny Game”… loja e vjetër gazmore…

Sicred