KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Futbolli italian zhytet në zi, shuhet Astori kapiteni i Fiorentinës

Futbolli italian zhytet në zi, shuhet Astori kapiteni i Fiorentinës

Futbolli italian është në zi. Kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori, u gjet sot i pajetë në dhomën e hotelit ku ishte grumbulluar skuadra. Ende nuk dihen arsyet e kësaj humbjeje. Në shenjë zie pas lajmit të hidhur, zyrtarët e kampionatit italian kanë vendosur t’i shtyjnë ndeshjet e kësaj jave të Serisë A. Mësohet se Astori nuk kishte patur asnjëherë shqetësime të karakterit fizik ndaj askush nuk kishte dyshime që mund t’i ndodhte ndonjë gjë e tillë. Shokët e skuadrës i kishin telefonuan në dhomë dhe duke parë se nuk përgjigjej, u shqetësuan dhe u ngjitën për tek ai, duke e gjetur të pajetë.

Sicred