KRYEFAQJA » LAJME » Futboll, trajneri Mezani për Laçin
Futboll, trajneri Mezani për Laçin

Futboll, trajneri Mezani për Laçin

Pas 13 javë kampionat, Laçi ndodhet në mesin e artë të renditjes së kategorisë superiore, pikërisht në vendin e 5-të. Fitorja ndaj Vllaznisë, të dielën, në fushën e kësaj të fundit ka rritur besimin te futbollistët. Madje trajneri i Laçit, Gentjan Mezani e ka quajtur fitore karakteri. Kur dihet që erdhi pas një përmbysje rezultati. Sepse ishte Vllaznia ajo që kryesonte 1-0 fillimisht, e më pas vijnë dy golat e Laçit. Por cilat janë pritshmëritë e trajnerit Mezani nga disa futbollistë të skuadrës së tij e sidomos nga të rinjtë. Mezani ka vlerësuar përpikmërinë e përkushtimin e presidentit dhe kryetarit të bashkisë së Laçit, faktorë pozitivë këto që ndikojnë në ecurinë e skuadrës. I ftuar në rubrikën sportive në RTSH, Mezani ka dhënë vlerësimin e tij edhe për Kukësin. Sipas tij kampionët në fuqi nuk kanë atë skuadër që të përsërisin suksesin e vitit të kaluar e as të rivalizojnë Skënderbeun.

Sicred