KRYEFAQJA » LAJME » Futboll; Surpriza e Rivaldos
Futboll; Surpriza e Rivaldos

Futboll; Surpriza e Rivaldos

Ai mund të jetë 45 vjeç sot, por kjo nuk do të thotë se ka humbur ndopak nga talenti dhe aftësitë e tij që mahnitën botën tek klube të njohura, si Deportivo la Korunja, Barcelona apo Milani. Rivaldo Vítor Borba Ferreira, apo shkurt Rivaldo, i cili tanimë është president i një klubi, ku, sipas nevojës, edhe luan ndonjëherë, ka dëshmuar se mbetet një futbollist i jashtëzakonshëm.  Ai është bërë protagonist i një surprize të këndshme për disa amatorë të futbollit, të ftuar në klubin spanjoll. I maskuar si dikush tjetër, ai u ka dhënë një leksion futbolli këtyre amatorëve të futbollit, duke dëshmuar se talenti nuk vdes, pavarsisht moshës. Në fund, ai e ka zbuluar identitetin e tij të vërtetë, duke hequr maskimin dhe duke i shtangur bashkëlojtarët e tij, të cilët përjetuan një suprizë të këndshme, teksa mësuan se kishin luajtur me njërin prej lojtarëve më të mëdhenj të futbollit botëror.

Sicred