KRYEFAQJA » LAJME » Futboll, “Shpresat” e Shqipërisë fitojnë 3-2 ndaj Bjellorusisë

Futboll, “Shpresat” e Shqipërisë fitojnë 3-2 ndaj Bjellorusisë

Shpresat e Shqipërisë janë kthyer tek fitorja, duke mundur Bjellorusinë 3-2 në miqësoren e parë midis këtyre dy skuadrave dhe në të dytën për skuadrën e trajnerit Alban Bushi, që para pak ditësh ishte mundur 0-2 përballë Bosnjë-Hercegovinës. Në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin “Elbasan Arena” dhe e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, bjellorusët kanë kaluar të parët në epërsi.
Megjithatë pjesa e parë do të mbyllet në barazim 1-1, pasi Shefiti do të gjejë rrugën e rrjetë për kuqezinjtë në minutat shtesë.
Pjesa e dytë do të flasë për kuqezinjtë, e sidomos për futbollistin premtues, Emir Sahiti, i cili do të gjejë dy herë rrugën e rrjetës, duke i kaluar Shpresat në epërsi në minutën e 64-t. Po i njëjti futbollist do të gjejë edhe golin e tretë të kuqezinjve, 10 minuta para fundit, me veprim dhe një goditje të zgjuar nga jashtë zone. Goli i dytë i bjellorusëve erdhi shumë vonë, pasi Shpresat e fitojnë ndeshjen e parë miqësore me shifrat 3-2, duke shkuar me një moral të lartë në sfidën e dytë, që do të zhvillohet pas 3 ditëve.

Sicred