KRYEFAQJA » LAJME » Futboll, RTSH sjell Kategorinë e Parë
Futboll, RTSH sjell Kategorinë e Parë

Futboll, RTSH sjell Kategorinë e Parë

Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë, e ka nisur të premten javën e tij të 5-të, me takimin midis Tomorit dhe Bylisit, që u mbyll me rrjeta të paprekura. Kjo ndeshje u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, që do të sjellë sot një tjetër sfidë. Bëhet fjalë për ndeshjen midis Tiranës dhe Turbinës, që do të luhet në Stadiumin “Selman Stërmasi”, duke nisur nga ora 14:00. Kjo ndeshje, që sikundër takimi i së premtes, është i vlefshëm për grupin B, apo grupin e Jugut, të cilin Tirana e kryeson bindshëm pas 4 fitoreve në po aq ndeshje. Për më tepër, bardheblutë kryeqytetas kanë realizuar plot 13 gola në 360 minuta lojë, pa pësuar ndërkohë asnjë gol.

Sicred