KRYEFAQJA » LAJME » Futboll, Partizani gjen një gjigand për sulmin

Futboll, Partizani gjen një gjigand për sulmin

Partizani gjen një gjigant për sulmin. Dhe kjo nuk është një metaforë, pasi të kuqtë kanë piketuar me të vërtetë një sulmues të fuqishëm, i cili peshon 94 kg dhe është 2 metra e 4 centimetra i lartë, çka e fut atë në fakt midis futbollistëve më të gjatë të botë. Bëhet fjalë për futbollistin nga Ginea-Bisau, Idelino Gomes Kolubali, i cili duket se është alternativa e të kuqve që sfumon ganezi Kuome Amponsah, i cili ishte përfolur ditët e fundit si një nga objektivat e Partizanit në merkato. Mësohet se tratavivat me 25-vjeçarin kanë nisur tanimë dhe ai pritet të jetë blerja e radhës për skuadrën kryeqytetase, të drejtuar nga trajneri Skënder Gega. Afrikani ka luajtur kryesisht në Portugali dhe ka qenë pronë e Boavistës, e cila e ka huazuar në skuadra të ndryshme të nivelit të dytë të kampionatit vendas të futbollit. Në 4,166 minuta që ai ka luajtur që nga vitit 2013 e deri më sot, ku është aktivizuar në 93 takime, nga të cilat 37 si titullar dhe 56 si zëvendësues, sulmuesi ka shënuar 16 gola.

Sicred