KRYEFAQJA » LAJME » Futboll, Një tjetër Seleçao kërkon të bëjë Historinë
Futboll, Një tjetër Seleçao kërkon të bëjë Historinë

Futboll, Një tjetër Seleçao kërkon të bëjë Historinë

Larg nga fokusi i Rusi 2018, kombëtarja braziliane e futbollistëve të verbër, po përgatitet për të bërë historinë e vet, duke kërkuar të shenjtërojë veten si kampion në turneun që zhvillohet në Madrid deri më 17 qershor. ‘Canarinha’, i cili do të luajë ndeshjen e parë kundër Malit, ka rritur ritmin e stërvitjes përpara se të kalojë Atlantikun. Sesione të dyfishta të stërvitjes, përshtatje taktike ishin në vëmendjen e të gjithë atyre që po trajnoheshin në Qendrën Paraolimpike moderne të Sao Paulos. “Të gjithë duan të mundin kampionin në fuqi, Brazilin, ndërsa ne duam ta fitojmë titullin përsëri. Do të jetë e vështirë, por ne do të luftojmë fort për këtë,” tha Ricardinho, tri herë kampion i botës dhe lojtari më i mirë në Kupën e fundit Botërore. Të gjithë e dinë se çfarë ka hequr sulmuesi 29-vjeçar, Gaúcho. Që në moshën 5-vjeçare ai donte të bëhej futbollist. Ai kaloi të gjitha provat e para dhe donte të shkonte në një nga klubet e mëdha në jug të Brazilit. Por një problem në retinë bëri që ai mbetej i verbër plotësish që në moshën 6 vjeçare. “Kur humba sytë, përveç tronditjes për të mos qenë në gjendje të shihja, më lëndonte shumë për të menduar se nuk do të luaja më futboll,” tha ai. Por dëshira për të luajtur sundoi mbi sëmundjen. ishte dhjetë vjeç dhe i kishte të gjitha forcat për të sfiduar verbërinë. “Kam filluar trajnimin dhe kam pasur një shans të dytë,” kujton autori i më shumë se 100 golave ​​me Seleçao. Familja e tij u transferua në Porto Alegre për ta çuar atë në një shkollë të specializuar dhe në moshën 17 vjeç ai debutoi në Kupën e Botës 2006, ku u zgjodh lojtari më i mirë. Tani kërkojnë Kupën e tij të tretë dhe një rekord të ri për Selecao me më shumë trofe se çdo skuadër tjetër (1998, 2000, 2010 dhe 2014). Janë tingujt, zhurmat ato që i ndihmojnë futbollistët për t’u orientuar e për të shkuar në drejtim të topit. Angolan ishte ende fëmijë kur fruthi i vodhi atij shikimin, por ishte tepër vonë për ta ndarë atë nga topi. Ai e plotësoi ëndrrën e tij për të qenë një profesionist dhe në moshën 28 ​​vjeç është një kampion paraolimpik dhe është gati të debutojë në një Kupë Botërore. Eshtë admirues i lojës së Zidan dhe Ronaldos Fenomenit. Magjia e tyre u përcoll te ai nëpërmjet radios, duke dëgjuar transmetimin e ndeshjeve. Ai tashmë është i dimplomuar si jurist dhe kërkon t’i kushtojë më shumë vëmendje shoqërisë.

Sicred