KRYEFAQJA » LAJME » Futboll në sallat e mbyllura, Shqipëri – Angli 5-1
Futboll në sallat e mbyllura, Shqipëri - Angli 5-1

Futboll në sallat e mbyllura, Shqipëri – Angli 5-1

Pas futbollit të madh, Shqipëria po bën hapa përpara në arenën ndërkombëtare edhe në futbollin e sallave të mbyllura. Ekipi shqiptar ka siguruar për herë të parë në histori, kalimin e një turi eliminator, në europianin e sallave të mbyllura që po mbahet në Bullgari. Të mërkurën në mbrëmje Shqipëria ka mposhtur Anglinë me rezultatin 5-1. Duke fituar edhe ndeshjen e dytë në kuadër të grupit D të paraeliminatoreve, ekipi shqiptar ka siguruar vendin e parë në renditje, pavarësisht asaj që ndodh sot në ndeshjen e fundit me Maltën. Pasi kishte shpartalluar Bullgarinë me rezultatin e thellë 7-1, skuadra e drejtuar nga trajneri Erind Resuli ka vijuar të dominojë edhe në sfidën e dytë ndaj Anglisë. Ajo mbylli 20-minutëshin e parë, me një epërsi të dyfishtë, falë golave të realizuar nga Karaja dhe Selmanaj, brenda një minute, asaj të 13-të. Brahimi e ka trefishuar epërsinë kuqezi në minutën e 25-të dhe, ndonëse Belinger shkurtoi largësinë e golave për anglezët, janë Halimi dhe sërish Brahimi që vulosin fitoren e kuqezinjve me shifrat 5-1 dhe bashkë me të vendin në fazën tjetër, atë kryesore të Eliminatoreve të Evropianit në salla të mbyllura.

Sicred