KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Futboll në kampin e refugjatëve
Futboll në kampin e refugjatëve

Futboll në kampin e refugjatëve

Kampionati botëror mund të ketë përfunduar, por pasioni për futbollin vazhdon të jetë i ndezur në kampin më të madh të refugjatëve në botë, ku flamujt e Brazilit dhe Argjentisë vazhdojnë të valëviten së bashku. Në zonën e Bangladeshit, ndodhen rreth një milion myslimanë të Rohingya të larguar me detyrim nga Mianmar. Për shumë refugjatë të rinj Kupa e Botës në Rusi ishte e para. Shumë prej tyre u grumbulluan rreth një televizioni për të parë ndeshjet dhe finalen, të vendosur në një kasolle prej pëlhure. Ndërsa dhjetëra djem të zbathur kanë luajtur me top nëpër rrugicat e kampit, duke shmangur gropat. Duke ndjekur gjurmët e yjeve të futbollit botëror, Maradonës dhe Pele, tifozët në kampin e refugjatëve vazhdojnë të jenë tifozë me Brazilin dhe Argjentinën. Megjithë vuajtjet që po përjetojnë, me përpjekjet për mbijetesë, sërish dëshira për futbollin mbetet e veçantë edhe në këtë kamp refugjatësh, ku nuk mungon edhe një minitreg me artikuj sportivë.

Sicred