KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Futboll, Matematicienët: Finalja e 2018-ës, Gjermani-Brazil

Futboll, Matematicienët: Finalja e 2018-ës, Gjermani-Brazil

Duhen edhe plot 46 ditë derisa bota të njohë “kampionen” e re të botës, por, për ata të paduruarit që duan t’i dinë gjërat edhe para se ato të ndodhin, matematikanët e kanë një përgjigje: Kjo finale do të diskutohet midis Brazilit dhe Gjermanisë, me amerikanolatinët paksa më të favorizuar përgjatë gjithë Botërorit për ta fituar trofeun, me 16.6 %, përkundër 15.8 % të evropianëve. “Finalja më e mundshme, me 5.5 % të shanseve, është një përballje midis këtyre dy skuadrave, duke i dhënë kështu Brazilit mundësinë që të hakmarret për atë gjysmëfinale dramatike të 2014-ës”, – shpejgon Prof. Ahim Cailajs nga Departmenti i Statistikave në Universitetin e Insbrukut. Sidoqoftë, nëse vjen çështje deri në një finale të tillë, gjithçka është e hapur sa i përket ekipit fitues, pasi shanset e Brazilit për të triumfuar janë ndaj Gjermanisë janë vetëm 50.6 %, kundrejt 49.4 % të kampionëve në fuqi të botës. Ahim Cailajsi, së bashku me kolegët e tij të Universitit të Ekonomisë dhe Biznesit në Vienë, kanë përllogaritur gjasat e fitores së të gjitha skuadrave në turnetë madhorë futbollistikë prej disa vitesh tashmë, duke u mbështetur tek i ashtuquajturi modeli i konsensusit të bastexhinjve. Kjo skuadër kërkimore përdor kuotat e ofruara nga 26 kompani bastesh në Internet, që, të ndërthurura me modelet statistikore komplekse, lejon një përllogaritje të të gjitha varianteve dhe rezultateve të mundshme. Ky model lejon përllogaritjen e gjasave për ndeshjen finale, teksa statisticienët e zhvillojnë Botërorin me miliona herë, nga faza e grupeve, e deri tek çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalet, duke përllogaritur çdo çift të mundshëm matematikisht. Pas dy favoriteve kryesore, Gjermanisë dhe Brazilit, janë dy skuadra të tjera me shanse shumë të mira, Spanja, me 12.5 % dhe Franca, me 12.1 %. Për këtë arsye, çiftet më të mundshme gjysmëfinale, do të jenë Brazil-Francë, me 9.4 % dhe Gjermani-Spanjë, me 9.2 %, ndërsa fituesit e mundshëm do të jenë Brazili dhe Gjermania. “Modeli ynë ka epërsinë se përllogarit drejtpërdrejt mundësinë e përgjithshme të fitores së secilës skuadër, ndërsa merr parasysh edhe mundësitë e mbijetesës së secilës skuadër në një turne”, – shpjegon Cailajsi, i cili, sidoqoftë, shton: “Prapëseprapë, ne jemi akoma shumë larg një parashikimi 100 % të saktë.

Sicred