KRYEFAQJA » LAJME » Futboll, Liverpuli në gjurmët e Thomas Strakoshës?

Futboll, Liverpuli në gjurmët e Thomas Strakoshës?

Ndonëse për momentin është vetëm një hipotezë e merkatos verore, duket se Thomas Strakosha është vënë në shënjestrën e Liverpulit. Ky i fundit kërkon me çdo kusht të marrë një portier kalibri, pasi u ndëshkua në finalen e Ligës së Kampioneve nga gabimet e gjermanit Karius. Ajo që vlen të theksohet është fakti se përtej këtij lajmi, interesim i klubit të madh anglez është serioz, pasi “të kuqtë” kanë bërë gati një ofertë prej 30 milionë eurosh. Lajmin e bëri të ditur fillimisht e përditshmja italiane “Il Messaggero”, e cila është pasuar të mërkurën edhe nga disa gazeta britanike. Duket se bëhet fjalë për një ofertë, që drejtori sporti i Lacios, Igli Tare, dhe presidenti Klaudio Lotito nuk do ta refuzonin. Liverpuli ka tentuar të bëjë të vetin portierin Alison të Romës apo edhe Donarumën e Milanit, por nuk ia ka dalë dhe duket se tani e ka përqendruar vëmendjen te shqiptari i Lacios. Priten zhvillime interesante në këtë pistë, ku së pari Tare pret ofertën zyrtare nga Liverpuli. Ajo që është e sigurt është se bëhet fjalë për një verë të nxehtë për gardianin shqiptar të portës, i cili ka qenë një nga më të spikaturit në sezonin që sapo u mbyll në Serinë A.

Sicred