KRYEFAQJA » LAJME » Futboll, Kupa “Coca-Cola” në edicionin e saj të pestë
Futboll, Kupa "Coca-Cola" në edicionin e saj të pestë

Futboll, Kupa “Coca-Cola” në edicionin e saj të pestë

Kupa “Coca-Cola” ka nisur me edicionin e saj të pestë. Një projekt ky, për të cilin bashkëpunojnë, Federata Shqiptare e Futbollit, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë si dhe kompania “Coca-Cola”. Ndeshjet kanë nisur të hënën në fushat e “Tirana olimpik Park”. Ta përdorim sportin për zhvillim dhe edukim thotë Elvira Baze, përfaqësuese e MASR. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe portieri i Skënderbeut, Orges Shehi, i cili i nxiti fëmijët që të luajnë futboll, si një pasion që duhet ndjekur por gjithnjë pa harruar mësimet. 66 shkolla nga 6 rrethe të vendit, Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Korça dhe Shkodra do të luajnë midis tyre për të nxjerrë skuadrën fituese të këtij aktiviteti.

(Visited 15 times, 2 visits today)