KRYEFAQJA » LAJME » Futboll, Kukësi mund 3-1 Partizanin në kryeqytet
Futboll, Kukësi mund 3-1 Partizanin në kryeqytet

Futboll, Kukësi mund 3-1 Partizanin në kryeqytet

Janë zhvilluar të hënën dy sfidat e fundit të javës së 20 të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Kukësi ka dalë fitimtar në supersfidën e kësaj jave duke mundur Partizanin në kryeqytet, me shifrat 3-1, ndonëse ishte ne disfavor.
Sfida fillon mirë për vendasit, por verilindorët reagojnë, por pa e gjetur rrugën e rrjetës. Atëherë kur gjithçka dukej se mbyllej ne barazim persa i përket fraksionit të parë të lojës, janë të kuqtë që gjejnë golin me anë të Gojkoviç, në minutën e 42.
Pjesa e dytë kushtëzohet nga dalja me karton të kuq e një lojtari të Partizanit dhe menjëherë Kukësi gjen golin e barazimit në minutën e 66-të, me autor Sidrit Gurin. Skuadra e trajnerit Pakult e shfrytëzon më së miri epërsinë numerike, duke gjetur dhe golin e dytë me autor Rustem Hoxhën në minutën e 70-të. Partizani kërkon golin e barazimit dhe e gjen me Bardhin, por goli anullohet nga anësori për pozicion jashtëloje. Në fund ka ende vend për festën e kuksianëve që gjejnë dhe golin e tretë me Sidrit Gurin pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 5-të shtesë.
Me këtë humbje, Partizani i largohet akoma më shumë zonës europiane ndërsa Kukesi ngjitet në vendin e tretë me 32 pikë.
Ndërkaq, Vllaznia ka marrë një fitore me mjaft vlera ndaj Teutës, duke fituar në “Loro Borici” me shifrat 2-0.

Sicred