KRYEFAQJA » LAJME » Futboll, kombëtarja kuqezi e femrave, përgatitet për paraeliminatoret e Evropianit

Futboll, kombëtarja kuqezi e femrave, përgatitet për paraeliminatoret e Evropianit

Kombëtarja kuqezi e futbollit të femrave ka nisur përgatitjet për grupin paraeliminator të Evropianit. Traineri Armir Grima ka shpallur listë e 22 futbollisteve të cilave do t’u besojë për këto 3 ndeshjeve, me greqinë, Maltën dhe Kosovën. Ai thotë se grupi është i vështirë, por do të synohet kualifikimi. “Objektivat tona janë për të kaluar grupin. Për ne ka qenë një periudhë prove e seleksionimi, për të parë elementët që kemi për të afruar në ekipin tonë. Dhe ajo që presim është që ne të kualifikohemi” thotë Grima.
E veçanta e këtyre eliminatoreve është se Shqipëria do të përballet, përveç Greqisë dhe Maltës, edhe me Kosovën. “Të them të drejtën ndeshja me Kosovën është diçka e veçantë. Aq sa jemi të afërt, po të shikosh përbërjen e ekipit kemi shumë vajza nga Kosova, unë mendoj se jemi më të fortë se Kosova” shton traineri Grima. Lista e përzgjedhur prej tij ka një ndërthurje të futbollisteve që luajnë në kampionatin e Shqipërisë dhe të Kosovës, por edhe të kampionateve të vendeve të tjera evropiane.

Sicred