KRYEFAQJA » LAJME » Futboll kategoria e parë, dy ndeshje, drejtpërdrejtë në RTSH

Futboll kategoria e parë, dy ndeshje, drejtpërdrejtë në RTSH

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit luan në fundjavë ndeshjet e javës së 12-të në të dy grupet e saj dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt dy nga përballjet më të spikatura. Kështu, në grupin B, apo grupin e Jugut, spikat përballja midis Bylisit dhe Apolonisë, e cila luhet të shtunën.

Kjo ndeshje, që do të zhvillohet të shtunën, duke nisur nga ora 14:00 dhe do të sillet për sportdashësit nga transmetuesi publik në kanalin RTSH Sport, vë përballë ballshiotët kryesues të renditjes së grupit B, me 23 pikë dhe (Tabela Grupi B) fierakët që kanë mbetur 9 pikë prapa, në vendin e 6-të. Takimet e tjera të këtij grupi, që gjithashtu luhet të shtunën pasdreke janë Besa-Tomori, Pogradeci-Oriku, Lushnja-Egnatia e Rrogozhinës dhe Elbasani-Turbina e Cërrikut. (Tabela Grupi A)

Ndërkaq, edhe grupi A luan të shtunën pasdreke 4 nga takimet e më konkretisht Veleçiku i Koplikut-Besëlidhja, Burreli-Erzeni, Korabi i Peshkopisë-Shënkolli dhe Iliria e Fushë-Krujës-Vora. Takimi më i spikatur i këtij grupi është ajo midis Vllaznisë dhe Dinamos, që do të luhet të dielën duke nisur nga ora 14 dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizonit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport. Shkodranët kryesojnë renditjen e gruipit A të shkëputur, në kuotën e 28 pikëve, 4 më tepër se Erzeni i vendit të dytë, ndërsa Dinamo mban vendin e 3-të, me 21 pikë.

Sicred