KRYEFAQJA » LAJME » Futboll, Kategoria Parë nis betejën finale
Futboll, Kategoria Parë nis betejën finale

Futboll, Kategoria Parë nis betejën finale

Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategoria e Parë, ka nisur tashmë është tashmë gati për betejën finale, fazën e 3-të të tij, që zhvillohet me një formulë të veçantë. Sipas saj, pas përfundimit të fazës së dytë, për të dy grupet përkatëse, A dhe B, janë bërë ndarjet e zonës së “play-off”-it dhe zonës së play-out, si dhe përgjysmimi i pikëve siç e kërkon rregullorja.
Në grupin A, i cili i ka luajtur të shtunën ndeshjet e javës së 19-të, që është edhe e para e fazës së 3-të, në kuadër të zonës së “play-off”-it, ku do të luftohet për ngjitjen një kategori më lart, Kastrioti është ndalur në një barazim pa gola në Lezhë nga Besëlidhja, ndërsa ndjekësja më e afërt, Egnatia, është mundur 1-3 në Shijak nga Erzeni. Për efekt kalendari, Dinamo ishte pushim. Ndërkaq në zonën e play-out-it, ku do të luftohet për të mos zbritur një kategori më poshtë, Burreli ka fituar 2-1 ndaj Korabit, kurse Besa i është falur një golit të vetëm për të mposhtur Tërbunin. Vllaznia B ishte pushim.
Ndërkaq, më e ngjeshur është renditja e zonës së “play-off”-it në grupin B, ku Tirana e rinis betejën për rikthim në Superiore me vetëm dy pikë epërsi ndaj ndjekëses më të afërt, Bylisit, ndërsa shumë më prapa kanë mbetur Apolonia, Pogradeci dhe Tomori. Kurse në zonën e “play-out”-it të këtij grupi, Iliria e Fushë-Krujës, me 13 pikë, dhe Shënkolli, me 12, janë më të favorizuara sesa Turbina, Shkumbini dhe Naftëtari, janë në betejën për mbijetesë.
Në këtë grup, në kuadër të javës së 19-të luhen të dielën pasdreke ndeshjet Pogradeci-Tirana, që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, dhe Apolonia-Bylis, kurse Tomori është pushim në zonën e “play-off”-it, kurse në atë të “play-out”-it, ku Naftëtari është pushim, luhen përballjet Shkumbini-Iliria e Fushë-Krujës dhe Shënkolli-Turbina.

Sicred