KRYEFAQJA » LAJME » Futboll, Kategoria e Parë, Beslidhja mund Besën 2-0
Futboll, Kategoria e Parë, Beslidhja mund Besën 2-0

Futboll, Kategoria e Parë, Beslidhja mund Besën 2-0

Pasi ka luajtur të premten ndeshjen e parë të javës së dytë të këtij sezoni, ku Dinamo ka mundur në fushën e vet Erzenin me një gol të vetëm, Kategoria e Pari i luan sot ndeshjet e tjera. Sikundër ka bërë dje me ndeshjen Dinamo-Erzeni, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do ka sjellë të shtunën për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht një tjetër takim të spikatur të grupit A, atë midis Besëlidhjes dhe Besës. Kjo ndeshje u luajt pasdreke në Stadiumin e Lezhës, dhe pjesa e parë ka folur më mirë për skuadrën mike, e cila ka patur një numër rastesh për shënim, nga të cilët spikati goditja me kokë e Hoxhës në minutën e 20-të, që u ndal nga shtylla horizontale e portës lezhjane. Edhe 25 minutat e mbetura të pjesës së parë u mbyllën me dominimin e Besës, për të cilën spikati me lojën e tij Kaloshi, që rrezikoi disa herë portën e Besëlidhjes, por herë për meritë të mbrojtjes vendase, herë për mungesë së vëmendjes së shokëve të tij të skuadrës e herë për pasaktësinë e vet, nuk ka arritur ta gjejë dot rrugën e rrjetës. Pjesa e parë do të mbyllet kështu me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën janë vendasit që bëjnë atë që nuk e bënë dot miqtë në 45 minutat e para, duke gjetur golin me anë të Kamarasë. Ky i fundit do të arrijë të mposhtë portierin mik në minutën e 53-të dhe do të kalojë Besëlidhjen në epërsi.
Goli u ka dhënë siguri në vetvete lezhjanëve, të cilët do ta rrezikojnë edhe dy herë të tjera portën kavajase. Madje e gjithë pjesa e mbetur e pjesës së dytë do të karakterizohen nga përpjekjet e amullta të Besës për të gjetur golin e barazimit, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, me Besëlidhjen të kënaqur me administrimin e epërsisë dhe të rrezikshme në kundërsulm. Nga një i tillë, lezhjanët do të gjejnë edhe një tjetër gol në minutën e parafundit, me autor afrikanin Omar, duke vulosur fitoren e Besëlidhjes me rezultatin 2-0.
Java e dytë e nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit mbyllet të dielën me ndeshjen e fundit të grupit B, apo grupit të jugut, atë midis Pogradecit dhe Tiranës. Edhe kjo përballje do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 15:00.

Sicred