KRYEFAQJA » LAJME » Futboll, Kategoria e Parë, Besa – Dinamo 2-0
Kategoria e Pare

Futboll, Kategoria e Parë, Besa – Dinamo 2-0

Besa ka mundur Dinamon 2-0 të dielën, në javën e parë, të vlefshme për grupin A të Kategoris së Parë. Në takimin që u luajt në Stadiumin “Besa” të Kavajës, dhe që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, Besa ka marrë një fitore të pastër përballë Dinamos. Lojtarët e saj kanë shënuar nga një gol në secilën pjesë loje. Ka qenë Aldo Dervishi ai që ka gjetur i pari rrugën e rrjetës për vendasit pas 14 minutash lojë, kur ka goditur saktësisht me kokë brenda zone dhe ka përshëndetur rrjetën.
Dinamo është përpjekur të reagojë, por edhe kur i paraqitet mundësia 7 minuta para përfundimit të pjesës së parë, është Lika që e shkon atë dëm në mënyrë të pabesueshme.
45 minutat e para do të mbyllen me epërsinë njëgolëshe të vendasve.
Me fillimin e pjesës së dytë, Besa dyfishon rezultatin me autor kapitenin Mihani. Më pas Besa do të administrojë rezultatin.
Dinamo nga ana e saj përpiqet. Por vetëm një goditje e lirë, e ekzekutuar fort nga Doçi, por e grushtuar nga Kaloshi, është shumë vonë dhe shumë pak për Dinamon. Ekip i njohur e nis me humbje sezonin, ndërsa kavajasit marrin 3 pikë mjaft të vlefshme.
Kategoria e Parë e futbollit shqiptar, ka nisur sezonin e ri të shtunë me përballjen midis Tiranës dhe Ilirisë së Fushë-Krujës, që u luajt në Stadiumin “Selman Stërmasi”. Kjo ndeshje, që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, u vendos në favor të bardhebluve me një gol të shënuar në pjesën e dytë.

Sicred