KRYEFAQJA » LAJME » Futboll; Kamza ime si “E Bukura dhe Bisha”
Bledar Devolli,

Futboll; Kamza ime si “E Bukura dhe Bisha”

Një tjetër javë, një tjetër kundërshtar i madh nga kryeqyteti, por për trajnerin e Kamzës, Bledar Devolli, synimi mbetet i njëjtë. Gjirokastriti i stolit të periferikëve e ka të qartë se humbja me Skënderbeun nuk mund të mjaftojë për të krijuar një ide të saktë për Partizanin. Të njëjtin mendim me të ndan edhe sulmuesi kryeqytetas, Sebino Plaku. Plaku ka shënuar që në ndeshjen e parë me Kamzën, ndërsa rikthimin e ka quajtur një zgjedhje natyrale. Në fund, trajneri Devolli ka edhe një strategji të cilën ai e shpreh me terma kinematografikë. Takimi Kamza-Partizani luhet të shtunën pasdite, duke nisur nga ora 16:45.