KRYEFAQJA » LAJME » FUTBOLL FEMRA, SHQIPËRIA NJEH KUNDËRSHTARËT

FUTBOLL FEMRA, SHQIPËRIA NJEH KUNDËRSHTARËT

Pas kualifikimit historik në turin paraeliminator të Kampionatit Botëror “Francë 2019”, Shqipëria e futbollit të femrave ka mësuar sot kundërshtaret e radhës për Eliminatoret e ardhshme. Për Shqipërinë është e dyta herë që merr pjesë në Eliminatoret e Botërorit, teksa edhe më 2013-ën ishte kualifikuar po në tur paraeleminator ndaj Maltës, Luksemburgut dhe Letonisë. Kurse sivjet fitoi 3-2 me Kosovën dhe 2-1 me Greqinë, si dhe barazoi 0-0 me Maltën. E pas hedhjes së shortit, teksa do të jenë 7 grupe eliminatore, Shqipëria do të jetë në grupin e dytë, atje ku do të ketë përballë Zvicrën, Skocinë, Poloninë e Bjellorusinë. Në të dy edicionet që ka marrë pjesë, Shqipëria numëron vetëm një fitore, që i përket 30 tetorit 2013, teksa në “Niko Dovana” të Durrësit mundi Greqinë 1-0. Më pas, numërohen 17 ndeshje të humbura dhe me një mori golash të pësuar. Turi eliminator i Botërorit “Francë 2019” nis më 11 shtator 2017 dhe përfundon më 4 shtator 2018. Shtatë të parat e grupeve kualifikohen në finalet e Botërorit, kurse 4 më të mirat e vendeve të dyta bëjnë “play-off”. Dy të kualifikuarat shkojnë në Botëror, ndërsa së bashku me Francën, si vend organizator, bëjnë 10 skuadra nga Evropa.

Sicred