KRYEFAQJA » LAJME » Futboll femra: Kombëtarja U19 nis grumbullimin
Futboll femra, Kombëtarja U19, nis grumbullimin, trajneri Dede, shprehet per tvsh

Futboll femra: Kombëtarja U19 nis grumbullimin

Kombëtarja shqiptare e femrave U19 do të zhvillojë grumbullimin e radhës. Nga data 25-28 prill, 19 vjeçaret e grumbulluara nga trajneri Nevil Dede do të kryejnë një fazë grumbullimi-testues në Durrës. Trajneri Dede ka grumbulluar 20 vajza, nga të cilat 18 janë nga kampionati shqiptar, ndërsa njëra është nga Kosova dhe tjera vjen nga kampionati suedez. Dede shprehet: “Kampionati zhvillohet i rregullt me 10 skuadra , ka pasur raste dhe me 12, dhe realisht ka iferenca midis ekipeve. Por kampionati ne na duhet sepse është shumë i rëndësishëm përsa i përket ekipit kombtar U19.” Numri i futbollisteve nga Kosova në grumbullimin e thirrur nga trajneri Nevil Dede është më i vogël. këtë fakt ai e arsyeton në këtë mënyrë: “ Ka lojëtare kosovare që kanë bërë shumë mirë për ekipin tonë, disa kanë zgjedhur të kthehen e disa kanë zgjedhur të vazhdojnë të kontribuojnë për ne. Përqindja e vajzave shqiptare tanimë është rritur ndjesheëm.” Numri i shikuesve për ndeshjet e femrave sa vjen dhe rritet. “Ka qenë paraqitja e kombëtares së meshkujve në evropianin e Francës ajo që ka bërë që spektatorët të ndjekin dhe përkrahin të gjitha kombëtaret shqiptare si të meshkujve dhe të femrave, të çdo moshe” ka thënë trajneri Dede.

Sicred