KRYEFAQJA » LAJME » Futboll, Arabët blejnë “Superkupën” e Italisë

Futboll, Arabët blejnë “Superkupën” e Italisë

Sheikët e naftës “blejnë” edhe Superkupën e Italisë, pasi Milan-Juventus më 16 janar në Xhidah të Arabisë Saudite. Sheikët e naftës po blejnë futbollin europian. Ata kanë marrë “frerët” e kampionatit francez, pasi posedojnë klubin më të madh, atë të Paris Saint Zhërmen, në Angli kanë klubin e Mançester Sitit, e në shumë vende europiane financojnë klube të rëndësishme e me emër të madh. Së fundmi, sheikët ia dolën të çojnë në Arabinë Saudite edhe Superkupën e Italisë. Më parë ishte Kina që e kishte provuar, por sheikët e naftës influencuan që dueli i madh Juventus-Milan të luhet në stadiumin që mban emrin e mbretit saudit. Dhe është zyrtare, Superkupa e Italisë do të luhet në qytetin Xhidah të Arabisë Saudite më 16 janar 2019. Në fushë do të zbresë skuadra kampione e Italisë, Juventus, që do të përballet me Milanin, i cili vjen në këtë ndeshje si finalist i Kupës (Juventusi i fitoi të dyja, si kampionatin dhe kupën). Ndeshja do të zhvillohet në “King Abdullah Sports City Stadium”, në orën 18:30 me orën shqiptare. Rregullat e lojës do të jenë ato të zakonshme që njohim nga loja e futbollit, ku në rast barazimi do të ketë shtesë 30-minutëshe e më pas, nëse nuk ndryshon rezultati, luhe penalltitë. Në këtë takim do të aplikohet edhe teknologjia VAR.

 

Sicred