KRYEFAQJA » LAJME » Futboll, Aliti i Skënderbeut për Lushnjën
Futboll, Aliti i Skënderbeut për Lushnjën

Futboll, Aliti i Skënderbeut për Lushnjën

Humbja me Laçin është hedhur pas krahëve nga bardhekuqtë, që e konsiderojnë si një gabim që nuk duhet të përsëritur më. Të shtunën Skënderbeu luan me Lushnjën. Megjithë respektin ndaj kundërshtarit, skuadra e trajnerit Daja kërkon tri pikët e radhës ndaj tyre. Për RTSH Sport, Fidan Aliti futbollisti i Skënderbeut shprehet se skuadrës së tij nuk i lejohet më të gabojë. Aliti pranon se skuadra e tij është e lodhur, pasi ka luajtur shumë ndeshje, si në evropë ashtu edhe në kampionatin shqiptar, por kjo nuk do të thotë se kjo gjë do të ndikojë në ndeshjen ndaj Lushnjes. Sipas futbollistit kosovar, rivali kryesor i Skënderbeut në këtë kampionat mbetet vetë Skënderbeu. Sa i përket ambientimit me Skënderbeun, Aliti e pranon se aty ndjehet mjaft mirë. Për ndeshjen me Lushnjen, trajneri Ilir Daja nuk do to të ketë në dispozicion mbrojtësin Gledi Mici të pezulluar dhe mesfushorin Bruno Dita, ndërsa në dyshim është Marko Radas.

Sicred