KRYEFAQJA » LAJME » Fushë-Krujë, shpërthim tritoli një dyqani ushqimor

Fushë-Krujë, shpërthim tritoli një dyqani ushqimor

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmë rreth orës 01.05 në fshatin Nikel të rrethit të Krujës. Lënda plasëse i është vënë një dyqani ushqimor në pronësi të Gëzim Meta 57 vjeç banor i këtij fshati. Në momentin e shpërthimit çifti ndodhej në dyqan pasi po bënte rikonstruksione në banesë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga shpërthimi por vetëm dëme materiale. Policia e Krujes ka vajtur menjëherë në vendngjarje dhe po bën hetimet për ngjarjen. Në harkun kohor të 2 viteve është hera e dytë që këtij dyqani i vihet eksploziv.

Sicred