KRYEFAQJA » LAJME » Fushë Krujë, shenja helmimi të punonjësve në një fabrikë këpucësh
Fushë Krujë, shenja helmimi të punonjësve në një fabrikë këpucësh

Fushë Krujë, shenja helmimi të punonjësve në një fabrikë këpucësh

Aspirimi jo i mirë dhe efektet negative të çliruara nga lënda e parë e punës, u kanë shkaktuar komplikacione shëndetësore së paku 11 grave e vajzave, punonjëse në një fabrikë këpucësh në Fushë Krujë. Siç dhe saktësohet në njoftimin e policisë, ato janë paraqitur rreth orës 09.00 në Qendrën Shëndetësore të këtij qyteti, ku kanë marrë ndihmën mjekësore. Policia, prokuroria dhe Inspektoriati i Mjedisit, po hetojnë ngjarjen. Drejtuesit e fabrikës nuk janë deklaruar ende në lidhje me ngjarjen.

Sicred