KRYEFAQJA » LAJME » Fushë Krujë, makthi i djegieve të mbetjeve urbane

Fushë Krujë, makthi i djegieve të mbetjeve urbane

Djegia e mbetjeve urbane të Fushkrujës është kthyer në një problem tepër të madh për jetën dhe shëndetin e banorëve jo vetëm për ata që jetojnë në afërsi të vendit ku digjen, por edhe të fshatrave për rreth e të vetë qytetit të Fushë Krujës. Mbetjeve u  vihet flaka herë pas here dhe tymi e gazrat helmuese që çlirohen shpërndahen në hapësira të mëdha disa dhjetra km. Madje në shumë raste nga djegia e tyre shkaktohet një smog i jashtzakonshëm, aq sa syri nuk sheh më shumë se 7-8 metra larg. Kjo gjë ka bërë që banorët të jetojnë në një skëterrë të vërtetë. Ata nuk mundin të hapin as dritaret e shtëpive të tyre, ndërsa ankohen se sëmundjet që ata vuajnë janë të shumta, veçanërisht të vegjëlit. Banorët janë ankuar herë pas here në organet e pushtetit lokal, por deri tani problemi nuk është zgjidhur Ata shprehen se jetesa është bërë e pamundur nga tymi dhe era që lëshon djegia e plehërave, çka po ua kthen jetën në makth.

Sicred