KRYEFAQJA » LAJME » Fushatë kundër qeseve plastike në bregdet

Fushatë kundër qeseve plastike në bregdet

Ndërkohë që gjithë bota ngrihet kundër plastikës që po ndot oqeanet e mbi 1 milion krijesa të detit ngordhin çdo vit për shkak të plastikës apo mishi i tyre ndotet prej saj, “Vari torben qeses” është slogani sensibilizues kundër qeseve plastike që ka nisur në vendin tonë. E konkretisht Ministria e Turizmit dhe Mjedisit së fundi ka qenë në plazhet e jugut të Shqipërisë për të sensibilizuar gjithë pushuesit që ushqimet e plazhit i kishin mbështjellë me qese plastike, për të cilën Zv. ministria e Turizmit Ornela Çuçi me një grup të rinjsh zhvilluan një aktivitet sensibilizues në jug të shqipërisë. Sipas ministres ky nuk është vetëm një takim sensibilizues por shumë shpejt do të zhvillojmë aksione në çdo biznes i cili tregton produkte me qese jashtë standartit. Në fjalën e saj Çuçi u shpreh se së bashku me një grup specialistësh do verifkojmë qesen çfarë përbërje ka dhe nëse konstatojmë shkelje atëherë bizneset do të gjobiten ku vlera e gjobes do të jetë 1-1.5 milion lekë të rinj. Ndërkohë edhe qytetarët nga ana e tyre u shprehen se qeset plastike ka ardhur koha të zëvëndësohen pasi janë të dëmshme për këdo.

Sicred