KRYEFAQJA » LAJME » Fushata zgjedhore, Xhafaj pret ambasadorët
Xhafaj pas takimit me Lu: Ekspertët e FBI shumë shpejtë në Tiranë

Fushata zgjedhore, Xhafaj pret ambasadorët

Tre diplomatët më të rendësishëm në vend kanë zhvilluar këtë të enjte një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Anmerikës, OSBE-së dhe BE-së janë parë këtë mëngjes të hynë në zyrën e ministrit Xhafaj, ndërsa zyra e shtypit nuk ka dhënë detaje për arsyet e këtij takimi. Por  burime të besueshme thanë për RTSH se takimi është përqëndruar në lidhje me sigurinë dhe rendin në vend, sidomos kur pas dy ditësh opozita ka lajmëruar mbajtjen e një tubimi masiv në kryeqytet. Gjithashtu në takim është diskutuar për rolin e policisë në mbarvajtjen e  zgjedhjeve të përgjithshme të 18 qershorit.

Sicred