KRYEFAQJA » LAJME » Fushata, Psikiatria: Po prodhojmë invalidë në shoqëri

Fushata, Psikiatria: Po prodhojmë invalidë në shoqëri

Fushata elektorale që ka përfshirë, mbarë opinionin publik, mbart edhe risqet e veta në shëndetin mendor të individëve. Psikiatrja Ariana Rreli, shpjegon se shoqëria jonë është ambicioze dhe se jo vetëm për faktin që ka shumë pritshmëri,por edhe se ka një lloj gjithëpërfshirje, pasi jetojmë në ambiente kur ankthi përçojet edhe pasivisht. Psikiatrja Arjana Rreli thotë se “ka studime të mirëfillta jo vetëm tek ne por edhe në botë që fushatat zgjedhore paraprihen gjithmonë nga një nivel shumë i lartë stresi, i cili ka deri në fatura shumë të rënda në shëndetin mendor të shoqëruar. Ka vende të cilat precipitojnë edhe më suicide, vetvrasje, sepse njerëzit nuk gjejnë dot një mënyrë për Ti dal kësaj vorbulle, Por bien viktima duke dhënë komplikacione të rënda të shëndetit mendor.” Psikiatrja thotë se niveli i stresit dhe ankthit tek popullsia është rritur, dhe kjo ka kohë që është vëne re. Sipas saj numri i njerëzve që kërkojnë ndihmë për problemet e ankthit, sa vjen e rritet. “Çdo mekanizëm që zgjon ankth para, gjatë apo pas fushatës zgjedhore, ndikon negativisht në shëndetin tonë të përgjithshëm duke ulur forcat mbrojtëse të organizmit dhe nëse flasim për pasoja, tashmë s`janë vetëm ato të shëndetit mendor por edhe ato fizike” theksoi më tej psikiatrja.Sepse gjithashtu është vënë re rritja e numrit të personave me probleme kardiake, numri i të sëmurëve që kanë patur një patologji kronike dhe që është lulëzuar mbi bazën e këtij stresi të krijuar, kështu që në fakt faturën prap e paguan shoqëria jonë, që prodhon njerëz invalidë e që duhet t`i mbajë.

Sicred