KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Fushata kundër informalitetit

Fushata kundër informalitetit

Tre javë pas nisjes së aksionit kundër informalitetit në ekonomi, të dhënat tregojnë se ky fenomen është përqëndruar më së shumti në tre qarqe të mëdha, Tiranë, Vlorë dhe Durrës. “Nga kontrollet e ushtruara 810 subjekte kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore, ku Tirana ka dhe numrin më të madh me 430 subjekte e ndjekur nga Vlora me 84 dhe Durrësi me 77”. Në një intervistë për televizionin publik drejtoresha e përgjithshme e tatimeve Vasilika Vjero thotë se aktualisht janë kontrolluar rreth 5000 subjekte në të gjithë vendin, ndërkohë që janë mbyllur 212 biznese pasi janë gjetur me shkelje të përsëritura apo kanë qënë të paregjistruar. “Është mudësuar përfundimi i 4,773 kontrolleve (kontrolle nga zyra, vizita fiskale apo verifikime në terren) ku kontrollet nga zyra përbëjnë 73 % të totalit, këto kontrolle u shoqëruan me më shumë se 170 milionë lekë gjetje dhe raporti gjetjeve me penalitete është në masën 70% me 30%” tha zonja Vjero. Fushata e nisur në 1 tetor parashikon penalitet prej një mijë lekësh për qytetarët që nuk marrin kuponin tatimor. Të dhënat e tatimeve tregojnë se këta të fundit duket se janë më të përgjegjshëm se bizneset. “Asnjë qytetar nuk është gjobitur deri me tani”. Qeveria e ka shpallur prioritet të 100 ditëshit të parë luftën ndaj informalitetit, por kjo nuk nënkupton se pas këtij afati nuk do të ketë më kontrolle: “Nuk duhet parë asnjëherë si një aksion por si një punë e vijueshme e administratës tatimore”.

Sicred