KRYEFAQJA » LAJME » Furnizimi me ujë gjatë verës pa probleme
Tiranë, normalizohet furnizimi me ujë

Furnizimi me ujë gjatë verës pa probleme

Ndryshe nga vera e vitit te kaluar, UKT parashikon që këtë vit, që si pasoje e rreshjeve të rëna gjatë vitit, furnizmi me ujë në kryeqytet të mos jetë problematik. Nëndrejtoresha e UKT-së, Evis Gjebrea, tha në një intervistë për RTSH se janë marrë masa për të menaxhuar situatën edhe në zona të konsideruara si problematike, siç është ajo e Yzberishit.

Sipas, znj. Gjebrea në linjat e transmetimit të Bovillës janë prerë një numër i konsiderueshëm lidhjesh të paligjshme, çka pritet të përmiresojnë furnizimin me ujë.

Dy projekte prioritare të UKT-së është ai i shtimit të kapacietit të impianit të Bovillës dhe i ndërtimit të linjës që shkon nga impianti në Yzberisht.

Marrëveshja me BERZH për financimin e këtyre dy projekteve u nënshkrua një muaj më parë dhe efektet e këtij investimi që prekin rreth 80 mijë banorë të Tiranës në zonën e Unazës së re, Yzberishtit dhe Kasharit.

 

Sicred