KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Fundoset anija kineze, gjenden 25 të mbijetuar
anija kineze, gjendet, e humbur, te zhdukur, 25 te mbijetuar, malajziane, policia

Fundoset anija kineze, gjenden 25 të mbijetuar

Ekipet e shpëtimit nga Malajzia kanë gjetur të gjallë 23 turistë kinezë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit, pasi anija e tyre u fundos në ujërat e trazuara te ishullit Borneo. Megjithatë, 5 turistë kinezë dhe një anëtar i ekuipazhit konsiderohen të zhdukur. Anija humbi kontaktin dje, ndërsa lundronte për në nje ishull turistik. Kapiteni i anijes tha se anija u fundos pasi u dëmtua për shkak të ujërave të trazuara. Zyrtarët po zhvillojnë hetime lidhur me gjendjen teknike të anijes.