KRYEFAQJA » LAJME » Bota » FUNDJAVË E ZJARRTË, FRANCA PËRFORCON SIGURINË

FUNDJAVË E ZJARRTË, FRANCA PËRFORCON SIGURINË

Franca festoi sot Diten e Bastijes, festen kombetare, qe simbolizon triumfin e revolucionit francez mbi monarkine. Edhe kësaj here, festa më e madhe kombëtare e Francës u festua me një paradë madhështore në Paris, e kryesuar nga Presidenti Emmanuel Macron. Sipas traditës, mbi qiellin e kryeqytetit fluturuan avionët ushtarakë që lëshuan tymin me ngjyrat e flamurit francez. 14 korriku shënon sulmin mbi burgun e Bastijës në vitin 1789, që ishte edhe fillimi i Revolucionit Francez. Bastija u bë simbol i pushtetit absolut dhe arbitrar të mbretit të Francës.

Nderkaq më shumë se 12 000 oficerë policie dhe 1 600 ushtarë jane mobilizuar në Paris gjatë fundjavës, ndërsa turma të mëdha do të mblidhen për të parë finalen e kupës së botës mes Francës dhe Kroacisë. Franca është ende në gjendje alarmi për shkak të kërcënimit terrorist, prandaj forcat e sigurisë në të gjithë vendin jane pergatitur për një fundjavë grumbullimesh publike. Autoritetet presin që turmat qe festojnë ditën e Bastijës nuk do të shpërndahen, pasi janë gati për finalen e kupës së botës që luhet të dielën dhe për këtë arsye siguria është përforcuar ndjeshëm. Vetëm në zonën e fansave nën kullën Eiffel priten 90 000 njerëz, që në rast se Franca fiton, do të shndërrohen në një lumë milionash në kryeqytetin francez. Autoritetet thanë se për shkak të turmave të mëdha, rreziku terrorist është i lartë, arsye për të cilën nuk do të lejohen makinat në zonat qendrore dhe po ashtu do të zbrazen parkingjet e nëndheshme që makinat të mos përdoren në sulme.

Sicred