Fundjavat e verës sjellin fluks kalimesh në dogana. Në atë të Morinit, e cila është pikë kalimi kryesor kufitar që lidh Shqipërinë me Kosovën, vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar mbi 38 mijë shtetas e afro 10 mijë automjete. Megjithatë nuk ka patur radhë pritjesh.