KRYEFAQJA » LAJME » Ftoi policinë në fushatë, gjykata: Rama nuk ka shkelur ligjin!
Ftoi policinë në fushatë, gjykata: Rama nuk ka shkelur ligjin!

Ftoi policinë në fushatë, gjykata: Rama nuk ka shkelur ligjin!

Gjykata e Beratit mbylli sot proçesin gjyqësor ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili u akuzua nga LSI se kish shkelur ligjin duke i bërë thirrje policisë së shtetit të angazhohej për grumbullimin e sa me shumë votave për Partinë Socialiste, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.
Gjyqtarja Lutfije Çelami, pasi ka dëgjuar argumetat e Prokurorisë së Beratit dhe pretendimet e avokatit të LSI Ylli Manjani, ka vendosur rrëzimin e kërkesës së LSI-së dhe mbylljen e proçesit gjyqësor. Ajo la në fuqi vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme që e shpalli të pafajshëm kryeministri Rama për akuzat e ngritura nga LSI dikur aleate e PS, tashmë në opozitë pas zgjedhjeve parlamentare të vititi 2017. Sipas prokurorit Dritan Gripshi, nuk ka elemente oblektivë dhe subjektivë për fillimin e kësaj çeshtjeje penale ndaj kryeminstrit Rama.
Vendimin e Gjykatës së Beratit për rrëzimit e kërkesës së LSI-së, avokati Ylli Manjani e ka cilësuar absurd dhe të pabazuar në ligj. Sipas tij vetë kryeministri Rama e ka pranuar fajin dhe ka kërkuar edhe falje publike në rrjetet sociale. Drejtësia në Shqipëri ka rënë me kokë poshtë, tha zoti Manjani.

Sicred