KRYEFAQJA » LAJME » FSHF zgjedh sot presidentin e saj
FSHF zgjedh sot presidentin e saj

FSHF zgjedh sot presidentin e saj

Federata Shqiptare e Futbollit pritet të zgjedhi sot presidentin e saj. Kandidatë janë presidenti  i deritanishëm Armand Duka i cili po kërkon mandatin e pestë, sfidanti i tij kryesor është ish kryeministri dhe politikani i njohur socialist Bashkim Fino dhe zoti Shpëtim Hala ish arbitër futbolli.

Në çelje të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të FSHF  presidenti aktual Armando Duka tha se sot merren vendime për fatet në vijim të futbollit shqiptar. “Duhet të fitojë futbolli. Të gjithë bashkë mund ta çojmë përpara progresin e deritanishëm. Kam bindjen e palëkundur që kjo asamble do t’i japë një shtysë akoma më të madhe ambicieve tona” tha zoti Duka.

Sipas statutit fituesi duhet të marri 2/3 e votave të vlefshme, 44 vota nga 66 anëtarë me të drejtë vote. Në rast se asnjë prej kandidatëve nuk arrin të sigurojë këtë shumicë të përcaktuar, atëherë zhvillohet një raund i dytë , 24 orë pas atij të parit, midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë. Nëse zgjedhja e presidentit bëhet në raundin e dytë, aty, kandidati fitues duhet të marrë 50 përqind + 1 votë për t’u zgjedhur president i FSHF.

Po sot do të zgjidhen edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv organi më i lartë që drejton dhe merr vendime mes periudhave të dy asambleve. Ky komitet përbëhet nga 11 persona, presidenti, dy zëvendëspresidentë dhe 8 anëtarë, ndërsa Presidenti i Shoqatës së Arbitrave zgjidhet automatikisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv. Në garë për anëtarë të KE janë 23  kandidatura.

Zgjedhjet në FSH po ndiqen me vemendje edhe nga organizmat evropiane dhe botërore të futbollit. Zëvendëspresidenti i FIFA-s Grigoruy Surkis tha se  ishte i befasuar nga pasioni për futbollit në Shqipëri. Por paralajmëroi se “Përpjekjet për ta përdorur futbollin në mënyrë vetjake do të krijoj përçarje”.  “Zgjedhjet të jenë në mënyrë të lirë dhe sipas normave demokratike. Nuk duhet të përdoren teknologji manipulative sepse do të prishte terrenin e futbollit. Jemi ne dijeni te ngjarjeve qe kanë ndodhur se fundmi! I kërkova Rames qe te zbatohej marrëveshja qe arritëm! Duam qe zgjedhjet te jene krejtësisht të lira! Nëse kjo nuk ndodh UEFA nuk do te toleroje! Ndërhyrja , qeverise do te ishte i pajustifikueshëm! Parimet tona janë bazike dhe te pakontestueshme” tha zoti Surkis.

Asambleja e Përgjithshme e FSHF po i zhvillon zgjedhjet  në Hotel “Adriatik” në Durrës dhe RTSH po e transmeton direkt në një edicion special në kanalin RTSH Sport që ju mund ta ndiqni në platformën digjitale tokësore dhe livestream në www.rtsh.al . Transmetimi i kësaj ngjarjeje po realizohet nga vetë FSHF nëpërmjet një regjie të posaçme.

Sicred