KRYEFAQJA » LAJME » FSHF SHTYN ME NJË JAVË NISJEN E SUPERIORES
Kategoria e Parë: Kamza pëson humbjen e parë

FSHF SHTYN ME NJË JAVË NISJEN E SUPERIORES

Tanimë është zyrtare. Pas një komunikimi të vazhdueshëm me klubet e Kategorisë Superiore për të arritur një konsensus të plotë, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të shtyjë me një javë rifillimin e fazës së 3-të të Kampionatit Kombëtar, e planifikuar të niste me datë 21 janar. Për shkak të temperaturave të ulëta, kohës së ftohtë dhe mbi të gjitha, edhe pas një akordi dhe konsensusi të plotë me të 10 klubet e Superiores, faza e tretë e nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të futbollit do të nisë më datë 28 janar 2017, ndërkohë që ndeshjet e datës 21 janar do të rikuperohet në një ditë tjetër, e cila do t’iu njoftohet sa më shpejt. Kështu, pasi ka pezulluar arsimin, ka rënduar qarkullimin rrugor dhe ka ndikuar në furnizimin me energji elektrike dhe ujë, moti i keq ka prekur edhe sportin. Janë të shumta mjediset sportive në Shqipëri, që kanë probleme për shkak të motit të ftohtë. Dhe ky ka qenë shkaku që pjesa dërrmuese, pra, 8 ekipe të Kategorisë Superiore, të kërkonin që rinisja e kampionatit të mos bëhet në 21 janar 2017, siç është parashikuar në kalendar, por një javë më pas. Por, përkundër rrymës, dy ekipe, Laçi dhe Teuta, nuk ishin dakord me shtyrjen e rinisjes së Superiores. Por duket se edhe këto dy klube kanë ndryshuar mendim, pasi fushat e mbuluara nga bora e akulli e bëjnë të pamundur zhvillimin e një normal të një ndeshje futbolli. Përveç kësaj shtohen edhe problemet me bllokimin e rrugëve që vështirëson lëvizjen e ekipeve dhe tifozëve.

Sicred