KRYEFAQJA » LAJME » FSHF, reagim zyrtare për çështjen e Skënderbeut

FSHF, reagim zyrtare për çështjen e Skënderbeut

Afro 24 orë pas shpërthimit të çështjes së ndëshkimit të mundshëm të Skënderbeut nga organet disiplinore të UEFA, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i organizmit që qeveris futbollin në vend, Federatës Shqiptare të Futbollit. FSHF shkruan në faqen e saj zyrtare në Internet se kërkon të informojë opinionin publik në lidhje me zhvillimet më të fundit të publikuara në shtyp për çështjen e Skënderbeut. “Gjatë ditës së djeshme, por edhe sot FSHF ka marrë informacionet e nevojshme lidhur me dokumentin e publikuar i cili është relacioni i inspektorëve  të UEFA-s drejtuar Komisionit të Disiplinës, dhe jo një vendim disiplinor, – shkruhet në këtë reagim, i cili vijon: “Informacione këto, të domosdoshme për të patur një qëndrim të konsultuar institucional dhe publik. Ndonëse FSHF po e ndjek me vëmendje ecurinë e procesit disiplinor ndaj Skënderbeut, vlen të theksohet se kjo është një çështje që i përket drejtpërdrejtë klubit anëtar (Skenderbeu) dhe vetë UEFA-s. FSHF do te jetë e hapur për çdo vendim disiplinor që mund të vijë në rrugë zyrtare nga trupat gjykuese të UEFA-s për rastin në fjalë”, – përfundon reagimi zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit për çështjen e Skënderbeut.

Sicred