KRYEFAQJA » LAJME » FSHF: Po ndjekim me intensitet Çështjen “Morina”
FSHF: Po ndjekim me intensitet Çështjen “Morina”

FSHF: Po ndjekim me intensitet Çështjen “Morina”

Vendimi përfundimtar për ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi, njeriu i cili ngriti një dron me hartën e Shqipërisë etnike gjatë takimit Serbi – Shqipëri në Beograd më 14 tetor 2014, do të merret nga gjykata e Apelit në Dubrovnik të Kroacisë, më 12 gusht 2017. Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë në një konferencë për shtyp të hënën, duke theksuar se mbetet e përkushtuar për zgjidhjen sa më të shpejtë të Çështjes “Morina”. Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Administratës në FSHF Denis Bastari, tha se po ndjekim të gjitha hapat e nevojshme që çështja të ketë zgjidhje pozitive dhe të shpejtë. FSHF ka qenë në kontakt me familjarët e Ismail Morinës, avokatin e tij dhe po e ndjek situatën nga afër, tha zoti Bastari. Presidenti i FSHF Armando Duka është në komunkim të vazhdueshëm me kryeministrin Edi Rama, i cili ka kontaktuar me homologun e tij kroat për këtë çështje, ndërsa ka deklaruar se do të bëjë të gjitha përpjekjet për ta zgjidhur çështjen pozitivisht.
Morina është ndaluar pak ditë më parë nga policia kroate për mungesë dokumentacioni identifikimi. Ai po udhëtonte nga Shqipëria në drejtim të Italisë nëpërmjet Kroacisë. Arsyeja e kërkesës së ekstradimit të tij në Serbi nga autoritetet serbe, lidhet me ngjarjen e njohur të tetorit 2014, ku gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Europian Francë 2016, në stadiumi “Partizani” të Beogradit, u shfaq droni me një baner me mbishkrimin “Autochtonus”. Takimi u pezullua dhe ngjarja provokoi tension të gjithanshëm në marrëdhëniet midis dy vendeve. Gjesti i tij është komentuar gjatë. Shumë e kanë vlerësuar si patriotik, por shumë të tjerë e kanë kritikuar si mjaftë të rrezikshëm për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve. Pas një procesi gjyqësor ndërkombëtar Shqipëria mori një fitore 3-0 në tavolinë, duke e ndihmuar në rrugën e saj drejt Euro 2016.

Sicred