KRYEFAQJA » LAJME » FSHF ofron “Arenën Kombëtare” për Superkupën e Evropës për vitin 2020

FSHF ofron “Arenën Kombëtare” për Superkupën e Evropës për vitin 2020

Shqipëria mund të bëhet protagoniste në futbollin evropian për klube. Këtë radhë jo për të luajtur, por për të pritur dy nga skuadrat më të mira të futbollit evropian. Federata Shqiptare e Futbollit ka kandiduar për herë të dytë për të pritur Superkupën e Evropës për vitin 2020. Ajo ka ofruar për këtë stadiumin e ri “Arena Kombëtare” i cili pritet të përfundojë fillimin e vitit të ardhshëm. Ky impiant modern, sipas shefit të projekteve në FSHF, Kejdi Tomorri, i plotëson të gjitha kushtet për të pritur një veprimari të tillë, të përmasave evropiane.
FSHF po përgatit dokumentacionin për kandidaturën, aplimi i të cilës në UEFA mbyllet në 29 mars. “Arena Kombëtare” përfundon në fund të 2018-ës. Ndërkohë që gjatë kësaj kohe do të vijë një komision i përcaktuar nga organizmi evropian i futbollit për të parë nga afër impiantin.
Një nga kushtet e vendosura nga UEFA është numri i spektatorëve që duhet të ketë një stadium i cili pretendon të organizojë një finale të tillë. Minimumi për të pritur një finale të Superkupës së Evropës është deri në 15 mijë spektatorë. “Arena Kombëtare” është parashikuar të ketë një kapacitet prej 22 mijë spektatorësh.

Sicred