KRYEFAQJA » LAJME » FSHF, mblidhet komisioni i disiplinës
Disiplina "syrgjynos" Sinan Idrizin

FSHF, mblidhet komisioni i disiplinës

Komisioni i Disiplinës, në Federatën Shqiptare të Futbollit, është mbledhur të shtunën, pasi ka shqyrtuar ndeshjet e kupës së Shqipërisë, të luajtura të mërkurën. Në sfidën e zhvilluar në Vlorë, midis Flamurtarit e Skënderbeut, të gjithë kanë parë e dëgjuar koret e pareshtura të tifozëve vlonjatë, të cilët kanë ofenduar, me çkanë dashur. Për këtë ngjarje të përsëritur prej tyre, komisioni i disiplinës pranë FSHF, ka paralajmëruar klubin vlonjat se në bazë të nenit 13, të Kodit të Disiplinës Sportive, në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive. Që nga fillimi i këtij kampionati, Flamurtari ka luajtur jo pak ndeshje pa tifozë në stadiumin e vet, kjo për shkak të sjelljes aspak të hijshme të tifozëve të vet. Për kukësin, Komisioni Disiplinës është treguar më i rreptë, teksa e ka dënuar të luajë një ndeshje pa tifozë në stadiumin e vet. Ky vendim është marrë në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3 të Kodit të Disiplinës Sportive. Sjellja e tifozëve kuksianë ka qenë e patolerueshme përgjatë ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, Kukësi-Laçi. Ndërsa futbollisti i Laçit, Ndricim Shtubina, për provokim të publikut, në bazë të nenit 53/1 të Kodit të Disiplinës Sportive, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Sicred