KRYEFAQJA » LAJME » FSHF dënon skuadrën e Partizanit
Partizani B tërhiqet nga Kategoria e Parë

FSHF dënon skuadrën e Partizanit

Komisioni i disiplinës i Federates Shqiptare të Futbollit ka dënuar skuadrën e Partizanit me 4 ndeshje pa tifozë për sjellje të gabuar të tifozerisë së saj në mënyrë të përsëritur. Ky dënim vjen pas sjelles së tifozerisë së skuadrës së Partizanit në ndeshjen e rradhës së kaluar me Kukësin.

Ndërkohë ka ardhur menjëherë reagimi i skuadrës së Partizanit e cila shpreh shqetësimin për favorizimet që FSHF po i bën ekipeve të caktuara në kampionat dhe vazhdon të dëmtojë në mënyrë të personalizuar klubin e Partizanit. Sipas këtij reagimi skuadra e Partizanit shkruan se kanë denoncuar menjëherë që përgjatë kësaj ndeshjeje në tribunën qëndore janë hedhur sende të forta, prej të cilave u goditën dy persona, njëri prej të cilëve u gjakos sipër vetullës. Këto vendime të Federatës, shkruhet në reagim cënojne në mënyrë të hapur garën për titullin kampion.

Sicred