KRYEFAQJA » LAJME » Fruthi përhapet me shpejtësi

Fruthi përhapet me shpejtësi

Pas viti 89 ky është rikthimi më i fuqishëm i epidemisë së fruthit. Deri më tani ISHP konfirmon 95 raste . Mjeket klinicistë të spitalit infektiv në QSUT thonë se janë shtuar rastet me komplikacione nga fruthi të cilët po ndiqen edhe në kushte spitalore ndërsa ata me shenja klinike të lehta po kthehen mbrapsht në shtëpi.
Ajo që po konstatohet nga mjekët klinicistë është se të prekurit nga fruthi nuk janë vetëm ata të lindurit në harkun kohor të viteve ’80-’90 kur nuk ka funksionuar zinxhiri ftohës, por edhe ata pas kësaj periudhe, çka do të thotë se mbulimi vaksinimit nuk ka qenë i plotë.
Aktualisht spitalet si ai infektivit ashtu edhe i pediatrik po presin çdo rast me fruth. Ne spitalin e fëmijëve janë bllokuar dy pavione për të prekurit nga furthi kryesisht fëmijë në 0-2 vjeç.
Ndërkohë përcjellja e raste me shenja të lehta klinike në shtëpi për çliruar spitalin nga mbingarkesa ka vënë në konflikt mjekët klinicist me epidemiologet.
Këta e fundit kërkojnë trajtimin e tyre në kushte spitalore për të mos u kthyer në burim infeksioni për të tjerët, ndërsa mjekët thonë se zbatojnë protokollin e miratuar nga OBSH. Kjo situate pritet të jetë të martën edhe tema e dabatit në mbledhjen e rradhës së komisionit parlamentar të shëndetësisë.

Sicred